Zhduket gjinekologia Gjina Zeqiri, përpara arratisjes u shkatërruan 15 embrione

Kronikë e zezë

Zhduket gjinekologia Gjina Zeqiri, përpara arratisjes u shkatërruan 15 embrione

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 10:12

Pesëmbëdhjetë embrione janë shkatërruar disa orë para arratisjes së pronares së “Global Hospitalit”, Gjina Zeqiri.

Pak minuta para se ajo të dilte nga ndërtesa e spitalit, një pjesë të të cilit e kishte akomoduar si banesë, dhoma me frigoriferë ku ruheshin rreth 15 embrionet kishte mbetur pa rrymë.

E përpara se kjo pjesë të mbete pa rrymë, dikush është përkujdesur të fikë kamerat në mënyrë që të mos regjistrohen pamjet kur rryma ndalet, shkruan Koha Ditore.

Mjekja Gjina Zeqiri, themeluese dhe pronare e institucionit “Global Hospital” është zhdukur të hënën pasdite.

Punëtorët e këtij spitali kanë thënë se ajo kishte veshur tuta dhe u kishte thënë se po shkonte në bankë për të tërhequr para, por që do të kthehej prapë.

Por, për vendodhjen e saj, tashmë Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës tashmë është duke e kërkuar.

Kryeprokurori Imer Beka ka thënë se janë në dijeni që Zeqiri është zhdukur.

Sipas tij, Zeqiri është e dyshuar për veprat transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore dhe trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor të pacientëve,. shkruan Koha Ditore. Ndonëse ajo ishte e dyshuar është lënë në liri derisa t’u kryheshin procedurat mbi 30 pacientëve të cilët ishin në proces të trajtimit në këtë pital.

Kryeprokurori Beka thotë se Zeqiri e ka shfrytëzuar këtë rast dhe ka ikur.

“Po duket se që ajko e ka shfrytëzuar dhe ka ikur”.

Të premten në Prishtinë janë arrestuar dy mjekë shtetas turq, Ersan Dormes dhe Handan Namli, ndërsa ishte lënë “nën mbikëqyrjen e policisë” pronarja Gjina Zeqiri dhe infermierja Ilfete Bixhaku për të ndihmuar gratë që ishin në spital të përfundonin trajtimin.

Kryeprokurori Imer Beka nuk komenton nëse Gjina Zeqiri ishte nën përkujdesjen e policisë, por ai njofton se në ditën e martë ka dhënë urdhër arrest për të arratisurën Zeqiri dhe shpreson që ajo nuk ka dalë jashtë vendit.

E Gjina Zeqiri pas arratisjes është bërë e gjallë përmes rrjetit social Facebook, duke e krahasuar sistemin në Kosovë me atë të diktatorit Gadafi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat