Prifti-besimtareve: Seks me mua të shpëtoni nga djalli

Kronikë e zezë

Prifti-besimtareve: Seks me mua të shpëtoni nga djalli

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 22:51

ITALI - Akte seksuale për të shlyer mëkatet. Ky ishte "ritual" që sipas aktakuzës, ish-prift Mauro Cioni rezervonte për disa nga gratë e komunitetit, të cilat shkonin për t’u rrëfyer.

Media italiane “ANSA” deklaron se, 69-vjeçari Cioni u padit nga një gjykatë në Firence me akuzat për përdhunim dhe skllavërim.

“Bëj seks me mua ose do të jesh e mallkuar përjetë”. Këto janë fjalët që prifti Mauro Cioni, ua kishte thënë secilës besimtare femër, në mënyrë kërcënuese vetëm që të abuzonte me to.

“ANSA” raporton se ish-prifti Cioni shtirej si një shenjtor dhe përmes kërcënimeve i detyronte gratë t’i nënshtroheshin praktikave seksuale, shpesh të dhunshme dhe të neveritshme.

Në shumë raste, gratë detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale dhe dhunoheshin prej tij. Kur ankoheshin për dhimbje, prifti u thoshte se duhet të vazhdonin, pasi ishin ende të pushtuara nga demonët dhe vetëm kështu mund të liroheshin prej tyre.

Mauro Cioni, tashmë ish-prift, do të jetë para gjyqit me 16 janar, ku edhe do të nisë procesi ndaj tij.

Ankesat ndaj ish-priftit nisën që në vitin 2000 nga disa prindër. Një vit më pas, Cioni u hetua për vdekjen e një djali 19-vjeçar. Më vonë ai u shpall i pafajshëm për veprën e nxitjes për vetëvrasje./shekulli

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat