Durrës, godasin e i marrin pistoletën inspektorit të policisë

Kronikë e zezë

Durrës, godasin e i marrin pistoletën inspektorit të policisë

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 21:20

Një inspektor i Policisë së Durrësit u dhunua nga dy persona të paidentifikuar. Shtetasi Haki Dyli, me detyrë inspektor i policisë, u bë objekt i dhunës ditën e djeshme në qytetin bregdetar.

“A1 Report” raporton se dy personat, të cilën nuk janë identifikuar ende, goditën e më pas i morën pistoletën inspektorit të policisë, Haki Dylit.

Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarjes dhe nisën hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat