Itali, ekzekutuan shqiptarin me 7 plumba në bark dhe gjoks, 32 vjet burg për vrasësit

Kronikë e zezë

Itali, ekzekutuan shqiptarin me 7 plumba në bark dhe gjoks, 32 vjet burg për vrasësit

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 21:15

ITALI - Gjykata e Italisë dënon pas 2 vjet hetimesh bashkëpunëtorët për vrasjen e shtetasit shqiptar, Sali Kutelli, më 14 janar të vitit 2012. Trupi gjykues kërkoi dënimin me 18 vjet për Domeniko Anastasi, 46 vjeç dhe 14 vjet për Alessandro Notarangelo, 38 vjet, bashkëpunëtor të 28-vjeçarit Jozef Trimboli.

Prokuroria shpalosi në Gjykatën Assise provat e mbledhura nga policia, përgjimeve telefonike, përndjekjeve dhe kontrolleve. Media italian “La provinca Pavese” shkruan se, pas muajsh pune të lodhshme, Prokuroria kishte deklaruar njëra pas tjetrës provat. Media përshkruan se bota e krimit është në rritje për dekada, në vendin kufitar mes krahinave Pavia dhe Milano. Sipas saj, vrasja e Sali Kutellit theksoi edhe më tej pasigurinë e banorëve të zonës.

Autori Jozef Trimboli nuk e ka pranuar kurrë përfshirjen e tij në vrasje. Sipas avokatit të Trimboli, ky i fundit ndodhej në shtëpi atë natë dhe jo në makinë. Ndërsa Prokuroria deklaroi se Notarangelo nuk ndodhej në makinë, por ishte në pritë të viktimës Kutelli nga lokali, për të lajmëruar më pas Anastasin dhe Trimboli që ndodheshin në makinë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 14 janarit të vitit 2012. Atë natë tre shtetasit i kishin ngritur pritë Kutellit në rrugën "Papa Gjon Pali XXIII", në qendër të Casorate-s. Kutelli u ekzekutua me shtatë plumba, në barkë dhe në gjoks.

Anastasi është një kontraktues ndërtimi, i cili emigroi nga Kalabria për punë, ndërsa Notarangelo është murator. Anastasi në seancën e fundit raportoi se ndodhej në shtëpi, ndërsa Notarangelo tha se ishte larguar kur kishte dëgjuar të shtënat, ndërkohë që e dinte se Anastasi dhe Kutelli kishin debatuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat