Një 32-vjeçar në Vlorë kryen vepra të turpshme me fëmijën, përleshet me të atin

Kronikë e zezë

Një 32-vjeçar në Vlorë kryen vepra të turpshme me fëmijën, përleshet me të atin

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 18:19

Një vajzë 12 vjeçare në qytetin e Vlorës është abuzuar seksualisht nga një 32 vjeçar i cili ka kryer me të vepra të turpshme duke arritur ta mbajë afër vetes në rrethana që policia tha pasditen e sotme se është duke i hetuar. Lajmi konfirmohet për noa.al nga burime zyrtare të drejtorisë së policisë Vlorë. Ata thanë se pasditen e së mërkurës kanë arrestuar për veprën penale “vepra të turpshme”, shtetasin Dorian Dalipi, 32 vjeë, banues në qytetin e Vlorës. Policia tha zyrtarisht se Dalipi, prej kohësh kryente vepra të turpshme me një vajzë 12 vjeçare. Nga hetimi paraprak del se 32 vjeçari kishte disa javë që ngacmonte vajzën e vogël. Duke përfituar nga naiviteti fëminor ai kishte arritur që ta joshte dhe fuste në makinën e tij. Në të tilla rrethana ai ka përfituar duke kryer vepra të turpshme. Policia nuk saktësoi se deri në ç’pikë kishte arritur i dyshuari të abuzonte me të miturën. Babai i vajzës 12 vjeçare, kishte nisur të nuhaste se diçka nuk po shkonte mirë me të bijën dhe e ka vëzhguar atë gjatë lëvizjeve jashtë shtëpisë. Në një moment sot, ai ka parë sesi 32 vjeçari Dorian Dalipi ka dashur sërish ta fusë në makinë dhe ka rendur ta kapë. Në këto momente ka nisur një përleshje mes tyre. Në vendngjarje kanë mbërritur forca policore që janë përpjekur të ndërpresin konfliktin për të mos përfunduar më rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat