Aksident në Vorë, tre të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident në Vorë, tre të plagosur

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 18:14

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në autostradën Tiranë- Durrës.

Burime nga policia bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites së sotme.

Identiteti i të plagosurve nuk është zbuluar ende.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat