Arrestohen katër persona për "shërbime seksuale të viktimës së trafikimit"

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona për "shërbime seksuale të viktimës së trafikimit"

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 15:58

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, dy të dyshuar për trafikim më njerëz dhe dy të tjerë për shërbime seksuale të një viktime femre nag Shqipëria. Dy nga ta janë dërguar në mbajtje dhe dy janë liruar me procedurë të rregullt.

Sipas Policisë “janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë. Për dy të dyshuar, ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale të ‘trafikimit me njerëz’, ndërsa për dy të dyshuar të tjerë ekziston dyshimi i bazuar për vepër penale ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’, ndaj viktimës femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt ndërsa dy të tjerët dërgohen në mbajtje./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat