Tregtonte kokainë, pranga shqiptarit

Kronikë e zezë

Tregtonte kokainë, pranga shqiptarit

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 15:45

policia italiane ka identifikuar dhe ka kapur një nga anëtarët e organizatës kriminale që vepronte në Luginën e Mesme të Tiberit dhe në Peruxha. Ai i kishte shpëtuar ndëshkimit pas një periudhë të gjatë hetimesh të kryera nga muaji qershor 2011, kundër disa tregtarëve të kokainës.

Shtetasi i ndaluar është një shqiptar, 25 vjeç, me iniciale J.E., i cili ishte i dënuar edhe për vepra të tjera penale, pas kthimit në mënyrë të paligjshme në Itali, pas një periudhe jashtë vendit.

Policia konfiskoi pesëdhjetë karta të reja telefonike të parapaguara dhe më shumë se dy mijë euro të holla, në banesën e të dashurës së tij, që buronin nga aktivitetet e tij të paligjshme. Kartat e telefonit ishin përdorur për të drejtuar biznesin e drogës, pa u gjurmuar nga policia.

Gjithashtu u padit në polici, e dashura e të dyshuarit, një 26-vjeçare bashkatdhetare e tij, e papunë, e cila akuzohet për bashkëpunim me 25-vjeçarin, pasi e ndihmoi të arratisej nga policia duke e mbajtur në shtëpinë e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat