Shkatërrohet banda, 5 persona në pranga

Kronikë e zezë

Shkatërrohet banda, 5 persona në pranga

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 14:16

Policia e Tiranës ka shkatërruar një bandë hajdutësh, të cilët prej shtatë muajsh kishin kryer 31 vjedhje në kryeqytet.

Operacioni për arrestimin tyre është kryer ditën e martë, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona.

Të arrestuarit:

- Emro Mejdani, 19 vjeç, banues në Tiranë.
- Aleks. M., 17 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
- Xhemal Akellaci, 27 vjeç, banues në Tiranë.
- Mersin Aliçka, 44 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë.
- Luan Elezi, 50 vjeç, banues në Tirane.

Banda akuzohet për vjedhjen e një sërë banesash, kotorrave, biçikletave dhe çantave.
Arrestimi i tyre u krye nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë në bashkëpunim me Policinë e qytetit të Shkodrës.

“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kohë dhe vende të ndryshme të qytetit të Tiranës kanë kryer vjedhje të banesave, motorrave, biçikletave dhe çantave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 motorë të markave të ndryshme dhe pjesë motorike të veçuara. Materialit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Shkodër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat