Gjashtë të lënduar në aksident në Ferizaj

Kronikë e zezë

Gjashtë të lënduar në aksident në Ferizaj

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 14:01

Gjashtë udhëtarë janë aksidentuar në mëngjesin e së mërkurës.
Aksidenti i trafikut, ka ndodhur, rreth orës 07:35 minuta në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në afërsi të fshatit Babush.

Aksidenti ka ndodhur kur ngasësi i automjetit të udhëtarëve ,,Peugeot”, A.B. ( 25) ,i cili qarkullonte në drejtimin Prishtinë-Ferizaj, pa u siguruar shkyqet nga magjistralja me qëllim që të hyjë në pompën e derivateve dhe goditet nga automjeti, i cili vinte nga drejtimi i kundërt.

“Personave të lënduar, ndihma e parë iu është dhënë në Emergjencën e Ferizajt, ku pastaj një nga të lënduarit është dërguar për në QKUK , në Prishtinë ,ndërsa të tjerët kanë vazhduar të trajtohen në spitalin e Ferizajt”, ka bërë të ditur zëdhënësi rajonal I policisë Agim Gashi..

Sipas, personelit mjekësor,gjendja e të lënduarve është jasht rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit, kurse lënda pas kompletimit të rastit dërgohet në Gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat