Laç, përmbytjet i marrin jetën babait, s’dihet fati i të bijës, po lëviznin me makinë

Kronikë e zezë

Laç, përmbytjet i marrin jetën babait, s’dihet fati i të bijës, po lëviznin me makinë

Më: 18 nëntor 2014 Në ora: 22:49

Është shënuar viktima e parë në vendin tonë nga moti i keq. Reshjet e shumta të shiut të cilat përfshinë të gjithë vendin mbrëmjen e 18 tetorit i kanë marrë jetën një personi në Laç.
Viktima është Gjon Kola, i cili ka humbur jetën pasi makina me të cilin ai po udhëtonte është rrëmbyer nga ujërat e një përroi.
Mësohet se viktima Gjon Kola është drejtori i shkollës së mesme në Laç dhe ishte duke udhëtuar me vajzën e tij, e cila rezulton e humbur pasi në makinë nuk është gjetur.
Ndërkohë për të përballuar situatën e përmbytjeve drejt Lezhës Ministria e Mbrojtjes ka nisur mbi 80 trupa, mbi 10 mijë thasë rërë, ekskavatorë, zjarrfikës, fadroma, pompa uji e të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat