Shkodër, specialisti i Qarkullimit Rrugor aksidenton për vdekje 55-vjeçarin

Kronikë e zezë

Shkodër, specialisti i Qarkullimit Rrugor aksidenton për vdekje 55-vjeçarin

Më: 18 nëntor 2014 Në ora: 20:54

SHKODËR- Një punonjës i qarkullimit rrugor ka aksidentuar për vdekje një 55-vjeçar rreth orës 18:00 të pasdites së sotme.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Shkodër-Han i Hotit, në fshatin Shtoj i ri, ku Myzafer Piraniqi 55 vjeç, i cili po kalonte me biçikletë në krahun tjetër të rrugës, u përplas nga një automjet tip “Wolksvagen” me targë AA 524 JL, që drejtohej nga punonjësi i komisariatit të policisë në Malësinë e Madhe, Rrok Frroku 46 vjeç.

Sipas burimeve lokale, Rrok Frroku ka qenë duke u kthyer nga Kopliku në drejtim të Shkodrës, kur Piraniqi i ka prerë rrugën. Për shkak të shpejtësisë, por edhe errësirës dhe lagështirës në rrugë, Frroku nuk ka arritur ta shohë në kohë viktimën, e për pasojë nuk ka mundur të manovrojë makinën. Nga përplasja e fortë, 55-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat