Prishtinë: Tentohet kidnapimi i vajzës

Kronikë e zezë

Prishtinë: Tentohet kidnapimi i vajzës

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 13:09

I shpejtë ka qenë reagimi i Policisë së Kosovës, kur një burrë ka provuar të kidnapojë një vajzë të vogël, e cila sapo kishte dalë nga kursi i gjuhëve të huaja, në mesditë në qendër të Prishtinës.

Policia ishte njoftuar nga nëna e vajzës, ku ajo i kishte deklaruar policisë dhe qytetarëve që kanë rrethuar shpejt vendin e ngjarjes, se e njihte kidnapuesin, ku me këtë të fundit kishte një kontest gjyqësor.

Edhe pse gruaja nuk ka treguar se për çfarë arsye ajo është më kindapuesin në gjyq, ajo ka përmendur vetëm një borxh prej 100 mijë eurosh që kidnapuesi ia ka familjes së vajzës.

Nga ana e policisë, vajza, është kthyer nënës, kurse policia ka arrestuar kidnapuesin.

Policia ende nuk është deklaruar për ngjarjen e pazakontë që ka ndodhur në mesditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat