Tiranë, i vënë flakën makinës së policit rrugor

Kronikë e zezë

Tiranë, i vënë flakën makinës së policit rrugor

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 12:09

Makina personale e një efektivi të Policisë Rrugore në Tiranë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, ndërsa dyshimet e para flasin për zjarrëvënie të qëllimshme. Ngjarja ndodhi në rrugën “Bedri Karapici”, ku mjeti tip Benz me targa CB 920 E, ishte parkuar pranë banesës së policit rrugor R.H. Burime thonë se efektivi rrugor pretendon për zjarrëvënie të qëllimshme dhe përjashton mundësinë e një defekti teknik, por megjithatë janë hetimet ato që do të hedhin dritë mbi shkaqet e djegies së makinës së policit. Per shuarjen e flakeve eshte dashur nderhyrja e zjarrefikseve ndersa makina eshte djegur plotesisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat