Kërkohej për vrasje në 2013-n, arrestohet në QS

Kronikë e zezë

Kërkohej për vrasje në 2013-n, arrestohet në QS

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 22:49

Një person i shpallur në kërkim për vrasje është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia e Tiranës, në zonën e Qytetit Studenti.

Mësohet se Albano Milori nga Korça ishte i shpallur në kërkim, pasi akuzohet se, në vitin 2013, ka vrarë me armë zjarri në Drenovë 40-vjeçarin Vaskë Lito. Vrasja kishte ndodhur pas një grindje të çastit.

Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë për Milorin, i cili pas krimit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat