Mbyt shoqen e dhomës, bën seks me të dhe shkon te berberi

Kronikë e zezë

Mbyt shoqen e dhomës, bën seks me të dhe shkon te berberi

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 22:31

Një 20-vjeçar, shpërndarës picash në Florida u arrestua për vrasje. Policia bëri me dije se ai kishte mbytur dhe goditur për vdekje shoqen e tij të dhomës dhe më pas kishte bërë seks me trupin e saj të pajetë.

Kur policia e mori në pyetje, Bryan Santana pranoi se e kishte vrarë 23-vjeçaren Shelby Fazio duke e mbytur atë pas shpine dhe duke e goditur në qafë. Sipas raportimit të policisë, ai pohoi se kishte kryer një akt seksual me trupin e saj të vdekur. 20-vjeçari e kreu vrasjen me paramendim, pasi kishte planifikuar të përdorte një armë të rreme, gjoja për të kryer vetëvrasje.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e së martës në shtëpinë që ata e ndanin bashkë që prej 3 muajsh. Mësohet se ai planifikoi të shkonte të blinte një armë të rreme, por u kap nga policia para realizimit të planit, në një berberhane në Orlando.

Pronari i sallonit të flokëve tha për “Channel 9” se Santana kishte shkuar për të prerë flokët dhe po nxitonte, pasi i kishte thënë berberit se do të shkonte në kinema me një “vajzë seksi”. Hetuesit e skenës së krimit zbuluan një këmishë me gjak në garazhin jashtë shtëpisë.

Nga të dhënat e faqes së saj në ‘Facebook’, mësohet se zonjusha Fazio, një vendase nga Lapeer në Miçigan, ishte studente biologjie në Universitetin Shtetoror “Grand Valley” dhe punonte në një klab në plazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat