Halloween, thyhet edhe kabina e pritjes së autobusëve

Kronikë e zezë

Halloween, thyhet edhe kabina e pritjes së autobusëve

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 22:01

Gjatë gjithë ditës së sotme në Prishtinë rrugët kanë qenë të mbushura me qytetarë të cilët kryesisht për shkak të fëmijëve, kishin dal për të festuar Halloween.
Fëmijë me maska të ndryshme kishte në çdo cep dhe dëgjohen shumë fishekzjarre.

Ndërkohë, shoferët e makinave kishin pakënaqësi për shkak se grupe të ndryshme fëmijësh i kanë gjuajtur makinat e tyre me vezë.

Një fat të ngjashëm e kishte edhe ky stacion i autobusëve lokal në Bregun e Diellit në Prishtinë i cili u shkatërrua nga fëmijët që imitonin yjet e tyre të filmave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat