Bie autobusi, 18 persona vdesin dhe dhjetëra të tjerë plagosen

Kronikë e zezë

Bie autobusi, 18 persona vdesin dhe dhjetëra të tjerë plagosen

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 21:07

Tetëmbëdhjetë persona u vranë dhe 27 të tjera janë plagosur mëngjesin e sotëm në Turqi, si pasojë e përmbysjes së një autobusi në jug të vendit.

Sipas gazetës turke "Today's Zaman", aksidenti ka ndodhur në krahinën jugore Isparta në orët e para të ditës së premte.

Në autobus udhëtonin një grup bujqish, kryesisht gra, që punonin në një plantacion mollësh pranë Yalvaç. Sipas autoriteteve vendase shumë nga të plagosurit janë në gjende të rëndë.

Aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e prishjes së frenave të autobusit, i cili është përplasur me murin mbajtës të murit.

Ambulancat dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes menjëherë pasi janë sinjalizuar, por pa mundur të shpëtonin jetët e 18 prej të aksidentuarve.

Ky është i disati aksident fatal që ndodh kohët e fundit në Turqi. Tetë studentë vdiqën javën e kaluar, pas rrëzimit të një autobusi me dhjetëra studentë brenda në provincën perëndimore të Anatolisë.

Muajin e kaluar humbën jetën 13 persona në Antalia, pasi shoferin e autobusit e kishte zënë gjumi në timon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat