Atentati ndaj 48-vjeçarit, dyshohet nga vrasës me pagesë

Kronikë e zezë

Atentati ndaj 48-vjeçarit, dyshohet nga vrasës me pagesë

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 15:12

Mësohen detaje të reja për plagosjen me armë zjarri, ndodhur mbrëmë tek Unaza e Re në kryeqytet.

Atentati ku mbeti i plagosur Krenar Hasan Aliajt, dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.

Policia bën me dije për televizionin “A1 Report”, se ka identifikuar edhe autorin e dytë të ngjarjes dhe po punon për arrestimin e tij.

Mbrëmë policia arrestoi menjëherë pas atentatit, njërin nga autorët. Gjithashtu sipas policisë motori i gjetur është i autorëve të ngjarjes.

Krenar Aliajt i plagosuri me 4 plumba ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dyshohet se është autor i dy vrasjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat