13 emigrantë shqiptarë zbulohen në një kamion

Kronikë e zezë

13 emigrantë shqiptarë zbulohen në një kamion

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 12:44

13 shqiptarë u ndihmuan nga një grua polake, për të udhëtuar në mënyrë paligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Polakja Sylwia Pietrzak u paraqit në gjykatë, me akuzën për fshehjen e 13 emigrantëve të paligjshëm, në pjesën e pasme të një kamioni.

13 shqiptarë u gjetën në rrugën “New Harbour”, Poole, më 23 tetor të këtij viti. Ata ishin transportuar në arka të projektuara posaçërisht për një kamion.

Prokurorët pretendojnë se shtetasja polake, ndihmoi 13 personat në një shkelje të ligjit të emigracionit, duke fshehur shtetasit e vendit që s’është ende anëtar i BE-së, në automjet.

Emigrantët e paligjshëm janë rikthyer në Shqipëri. Ndërkohë që 30-vjeçarja pritet të gjykohet për shkeljen e pretenduar.

Njerëzit u paguajnë shumë para personave që merren me transportimin e emigrantëve, në të gjithë Evropën.

Personat të cilët mundësojnë hyrjen e emigrantëve ilegalë, mund të përballen me 14 vjet burg ose një gjobë të pa përcaktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat