Korçë, grabisin 7 mijë euro në një shtëpi

Kronikë e zezë

Korçë, grabisin 7 mijë euro në një shtëpi

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 11:15

Një banesë është vjedhur nga persona ende të paidentifikuar, në qytetin e Korçës.

Grabitësit kanë mundur të vidhnin 7 mijë euro në shtëpinë e shtetasi N.D., që ndodhet në lagjen nr. 4 të këtij qyteti.

Autorët e ngjarjes përfituan që në banesë nuk ndodhej asnjë nga familjarët dhe pasi hynë me forcë brenda, kanë kryer lehtësisht vjedhjen.

Familjarët kuptuan që ishin grabitur, kur u kthyen në banesë dhe panë që mungonin paratë.

Menjëherë iu drejtuan policisë për të bërë denoncimin lidhur me ngjarjen. Ndërkohë efektivët vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat