Pejë: Ikën nga policia dhe hedh qantën me dy armë

Kronikë e zezë

Pejë: Ikën nga policia dhe hedh qantën me dy armë

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 10:45

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në Pejë ka hasur në një person të panjohur i cili mbante një qantë të dyshimtë në dorë. Ai me të parë policinë ka hehdur qantën dhe është ikur në drejtim të malit.

Pas kontrollës së Policisë, në qantë janë gjetur dy armë me tytë të gjatë pa municion. Ndërsa i dyshuari është duke u kërkuar nga policia.

Sipas policisë “derisa njësiti policor ka qenë duke patrulluar ka vërejtur një person të panjohur i cili me vete kishte pasur një torbë (çantë), pasi që i dyshuari kishte vërejtur policinë kishte arritur që ta hidhte torbën dhe ka ikur duke u fshehur në një mal që ishte në afërsi. Torba është konfiskuar në të cilën kishin qenë dy armë me tytë të gjatë pa municion, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga njësitet relevante policore”./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat