Drogë dhe armë, dy të arrestuar në Gjirokastër

Kronikë e zezë

Drogë dhe armë, dy të arrestuar në Gjirokastër

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 09:28

Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi u kapën me lëndë narkotike dhe armë. Nga ana e uniformave blu në aksin rrugor Gjirokastër- Derviçjan, gjatë kontrollit në automjetin tip Opel me targa AA 596 FP që drejtohej nga L. Shehaj, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy thika dhe tre doza lëndë narkotike. Bashkë me Shehaj në makinë ndodhej edhe R.Shehu të cilët u ndaluan nga policia për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike. Nga ana e uniformave blu vijon puna për hedhjen dritë mbi aktivitetin e të rinjve si dhe për arsyet e mbajtjes së armëve me vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat