Shqiptari kërkohej për vrasje, ekstradohet nga Italia

Kronikë e zezë

Shqiptari kërkohej për vrasje, ekstradohet nga Italia

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 08:54

Është ekstraduar sot nga Italia shtetasi shqiptar Besnik Sejdo, i akuzuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Besnik Sejdo 41 vjeç është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 vjet burg, pasi në gusht të vitit 2011, vrau me automatik shtetasin Dritan Sh. Bëhet fjalë për ngjarjen tek Rruga “Vangjel Noti” Tiranë,ku Sejdo për motive të dobëta, qëlloi me armë zjarri automatik, shtetasin Dritan Sh., duke e lënë fillimisht të plagosur rëndë, por më pas ky shtetas gjeti vdekjen.

Ekstradimi i Besnik Sejdos u krye falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol-in e Romës. Ai iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat