SHBA, avioni shpërthen mbi aeroport, 2 të vdekur

Kronikë e zezë

SHBA, avioni shpërthen mbi aeroport, 2 të vdekur

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 19:13

Kansas, SHBA – Një avion i vogël ka shpërthyer në aeroportin e Kansasit, pas humbjes së fuqisë motorike gjatë ngjitjes në fluturim ditën e enjte, duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy pasagjerëve dhe lëndimin e të paktën katër prej tyre, raporton "NBC News".

Zyrtarë nga Administrata e Aviacionit Federal njoftuan se Beechcraft King Air” raportoi probleme pas nisjes nga aeroporti “Mid-Content” në Wichita rreth orës 10:00 me orën lokale. Ai është përplasur dhe ka rënë mbi një ndërtesë dykatëshe të kompanisë “FlightSafety International”, gjatë përpjekjeve për të rimarrë kontrollin.

Dy njerëz kanë vdekur, katër janë plagosur dhe pesë të tjerë kanë humbur, sipas burimeve lokale. Dy të vdekurit janë gjendur brenda ndërtesës. Shpërthimi ka shkaktuar një shtëllungë tymi të zi, që mund të shihet prej një distance të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat