Aksioni në Lazarat, 18 persona dërgohen për gjykim

Kronikë e zezë

Aksioni në Lazarat, 18 persona dërgohen për gjykim

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 15:10

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Gjirokastrës dërgoi për gjykim ditën e sotme 15 shtetas që u arrestuan gjatë operacionit në Lazarat, nën akuzën e prodhimit, shitjes, kultivimit të lënëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë, 3 persona të tjerë u dërguan për gjykim disa ditë më parë.

Sipas njoftimit të prokurorisë, pas hetimeve të zhvilluara me intensitet të lartë dhe pas mbërritjes së pjesës më të madhe të akteve të ekspertimit biologjik dhe balistik nga Laboratori Kriminalistik i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, është vërtetuar se këta persona kanë konsumuar elementët e veprave penale të sipërpërmendura.

Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit, si më poshtë:

1.Viron Difo, hetuar me masë “arrest në burg” në mungesë, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)

2. Afrim Aliko, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake pa leje” (neni 283/1 dhe 278/2 i Kodit Penal)

3. Mehmet Mani, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)

4. Edmond Gërveshi, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)

5. Mehmet Mamo, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Kultivim i bimëve narkotike” (neni 284 i Kodit Penal)

6. Gjirit Malaj, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive (neni 283/1 dhe 280 i Kodit Penal)

7. Demo Boci, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake pa leje” (neni 278/3 i Kodit Penal)

8. Maliq Skënderi, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake pa leje” (neni 283/1 dhe 278/2 i Kodit Penal)

9. Abaz Bilbili, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)

10. Ismail Buci, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)

11. Medi Krishti, hetuar me masë “arrest në burg” në mungesë, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)

12. Artur Shemsho, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)

13. Avdul Avduli, hetuar me masë “arrest në burg” në mungesë, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)

14. Lutfi Trako, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)

15. Pertef Brahimi, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)
Pak ditë më parë, po për rastin e Lazaratit, Prokuroria e Gjirokastrës ka dërguar për gjykim kërkesat ndaj shtetasve:

16. Telha Gjyli, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake pa leje” (neni 278/2 i Kodit Penal)

17. Luan Brahimi, hetuar me masë “arrest në burg”, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal)

18. Lumturi Koli, hetuar pa masë sigurimi, akuzuar për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” (neni 283/1 i Kodit Penal).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat