Policia e vonon për 15 minuta, 17 vjeçarja e helmuar vdes rrugës

Kronikë e zezë

Policia e vonon për 15 minuta, 17 vjeçarja e helmuar vdes rrugës

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 12:44

Duket se historitë me pasojë jetën nuk kanë fund, e ndërsa një qytetar ka denoncuar policinë, pasi e ka vonuar teksa po transportonte një 17 vjeçare në spital e cila ishte helmuar. E reja ka ndërruar jetë për shkak të një vonese prej 15 minutash, e ndërsa për ironi të fatit, burime nga policia e Kavajës shprehen se nuk janë në dijeni. Ngjarja është shënuar në datën 24 tetor dhe e gjithë kjo situatë ka ndodhur për shkak se makinës i kishte mbaruar afati i kolaudimit.
Kaq ka mjaftuar që policia ta ndalonte 50 vjeçarin Qani Kapllani, duke e mbajtur në pritje për kqyrjen e dokumentave për 15 minuta. Sipas tij, nëse vajza do të transportohej më herët në spital, ajo do të ishte jashtë rrezikut për jetën. Këtë denoncim, qytetari e ka shprehur në një intervistë për News24. Ai ka denoncuar sjelljen joprofesionale të Policisë Rrugore të Kavajës, e cila sipas tij, u bë shkak më shumë që një vajzë 17 vjeçare me inicialet R.M, të ndërronte jetë.

50 vjeçari Qani Kapllani është rrëfyer për News24 se ishte duke transportuar vajzën për në spital, kur polici rrugor e ndaloi në rrugë dhe e vonoi për 15 minuta, pasi makinës i kishte mbaruar afati i kolaudimit.

QaniKapllani nga Rrogozhina ka denoncuar veprimet abuzive të policisë rrrugore Kavajë, të cilat rezultuan me pasoja fatale. 50 vjeçari shpjegon se në datën 24 tetor, teksa ishte duke udhëtuar në drejtim të Tiranës, punonjësi i Policisë Rrugore i ka bllokuar për 15 minuta makinën me të cilën ai po transportonte me urgjencë për në spital 17 vjeçaren që kishte pirë fotoksinë.

Sipas tiij, punonjësi i policisë ka demonstruar veprime jo profesionale dhe mungesë të theksuar të etikës njerëzore.
“U nisa me një urgjencë, pasi një vajze 17 vjeçe piu helm dhe u nisa për ta sjellë në spital. Ishte një vajzë atje në fshat për të cilën familjarët e saj më kërkuan ndihmë. Ngjarja ka ndodhur më datën 24 tetor.

Unë quhem Qani Kapllani. Makina me të cilën udhëtoja ishte me targë AA 216 CY. Makina nuk ishte e imja, ishte e një kushëririt tim, e mora për shpejtësi, më doli policia para në Kavajë, i thashë kam urgjencë. Më tha me jep letrat zotëri, dhe pasi pa letrat me tha ka mbaruar kolaudimi prej gati dy javësh. I thashë policit: Mbaj letrat zoteri të shkoj të çoj urgjencën dhe të kthehem sërish, me tha: “Rri rri mos luaj se po ike unë të bllokoj”. Qëndrova deri sa përfundoi punë, shkuam në spital, vajza vdiq".

“Pasi u ktheva e takova sërish dhe i thashë që: “Faleminderit shumë për vonesën, vajza vdiq nga vonesa”. Më tha: “nuk prish punë”, madje dhe më goditi, dy policët e tjerë që ishin me të më kapën ne mes te rruges dhe e spostuan. Vonesa që më bëri ishte gati 15 minuta, vajza mund të shpëtonte në rast se nuk do më bllokonte polici”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe policia e Kavajës. “Pas interesimit në policinë e Kavajës ne mësuam se më datë 24.10.2014, ora 08.00, në oborrin e shkollës “Haxhi Qehaj" Rrogozhinë, nxënësja e vitit të tretë, shtetasja me incialet R.M 17 vjeç, kishte konsumuar një tablet me fotoksinë dhe disa orë më vonë gjeti vdekjen në spitalin "Nënë Tereza" Tiranë. Rreth pretendimeve të shtetasit Qani Kapllani, burime nga policia e Kavajës shprehen se nuk janë në dijeni. /albeu.com/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat