Digjet një banesë në Mamurras, shpëtojnë 6 anëtarët e familjes

Kronikë e zezë

Digjet një banesë në Mamurras, shpëtojnë 6 anëtarët e familjes

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 12:03

Një banesë në Mamurras është përfshirë nga flakët, si pasojë e luhatjes së tensionit, por pa shkaktuar të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e shtetasit Pal Blezhi, me 6 anëtarë, 4 prej tyre ishin fëmijë.

Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por infrastruktura rrugore e ka bërë të pamundur ndërhyrjen, ç'ka ka bërë që banesa të shkrumbohet totalisht.

Ndërkaq policia po vazhdon hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat