Therret me thikë 34 vjeçari nga Zhelina

Kronikë e zezë

Therret me thikë 34 vjeçari nga Zhelina

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 11:35

Mbrëmë rreth mesnatës në Zhelinë, pas një përleshje mes 34 vjeçarit F.D nga Zhelina dhe 26 vjeçarit A.J nga Tetova ka përfunduar me therrje F.D nga Zhelina në gjoks, njofton TetovaSot Sipas MPB-Tetovë F.D është dërguar urgjentisht në Spitalin e Tetovës ku ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pastaj është transferuar në Spitalin Klinik në Shkup ku fatëmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Me autorizim të prokurorit publik në vendin e ngjarjes është gjetur thika e cila dyshohet se ka therur 34 vjeçarin F.D nga Zhelina.

Nga policia njoftojnë se punojnë për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat