Tentim vrasje në Gjilan

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Gjilan

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 10:43

Një qytetar nga Gjilani ka raportuar në polici se është qëlluar me armë zjarri për arsye të panjohura. Me këtë rast policia ka arrestuar një person si të dyshuar.

Sipas policisë raportohet se “Viktima mashkull K-Shqiptar raporton se derisa ka qenë duke qarkulluar me veturën e tij, papritmas i është ofruar një veture në të cilën kishin qenë dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë të cilët për arsye të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij. Lidhur me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. Nuk raportohet për të lënduar apo për dëme material”./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat