Fshehën sendet e grabitura në Belgjikë hetim 10 personave në Shkodër

Kronikë e zezë

Fshehën sendet e grabitura në Belgjikë hetim 10 personave në Shkodër

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 09:53

Dhjetë shqiptarë me banim në Shkodër do ndiqen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi në banesat e tyre, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar sende dhe objekte të cilat rezultojnë të jenë vjedhur në Belgjikë dhe që besohet se janë transferuar në Shqipëri nga grupi i personave të arrestuar nga policia shqiptare dhe ajo belge një dy javë më parë në Shkodër. Lajmi u bë i ditur për “Shekullin”, nga burime të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, që thanë se në banesat e dhjetë personave policia lokale e Shkodrës, kishte gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme objektesh dhe sendesh që besohet se janë bastisur nga banda e përbërë nga 13 shqiptarë, një maroken dhe një armen.

“Bazuar në urdhrin me Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, për ekzekutimin e letërporosisë së Autoritetit Gjyqësor të Belgjikë, Drejtoria e Policisë së Shkodrës në bashkëpunim me Prokurorinë Krimeve të Rënda dhe Autoritetin Gjyqësor Belg, ka ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetasve, ku kanë bërë të mundur sekuestrimin e disa mjeteve motorike dhe sendeve me vlerë, si kompjutera laptop, dhe celular të markave të ndryshme etj”,- tha policia. Sipas saj do të ndiqen në gjendje të lirë Denis S., 36 vjeç, banues në Shkodër. Gentjan S, 28 vjeç, Elis S,32 vjeç, Denis S., 26 vjeç, Zamirjan M., 28 vjeç, Avenir H., Leonard V., Elis Rr., vjeç 26, Besmir A., vjeç 29, Erald A., vjeç 32, Dhe mallrat e gjetur janë deklaruar se janë blerë prej tyre në dorë, jo në dyqane. Dy javë më parë, policia e Shkodrës, në bashkëpunim me hetues nga Tirana, dhe përfaqësues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mbërritën në Shkodër për të realizuar në mënyrë të njëkohshme me autoritetet belge një operacion për goditjen e një grupi grabitësish dhe bastisësish që vepronin në Belgjikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat