Ndalohet në Shkodër, kreu i “Misionerëve të paqes dhe pajtimeve”

Kronikë e zezë

Ndalohet në Shkodër, kreu i “Misionerëve të paqes dhe pajtimeve”

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 09:33

Policia e Shkodrës nisi procedimin penal dhe shoqëroi në polici 50 vjeçarin Nikoll.Sh. Pas shoqërimit, ndaj tij nisi procedimi penal në gjendje të lirë, pasi duke ushtruar detyrën e kryetarit tek shoqata “Misonerët e paqes dhe pajtimeve”, ka lëshuar një vërtetim të falsifikuar për konflikt gjakmarrje për një person, për të cilin nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera për efekt hetimi. Nga ana e policisë vijojnë ende hetimet me synim zbardhjen e rasteve të tjera ku 50 vjeçari mund të jetë përfshirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat