Përplas për vdekje kalimtaren, largohet nga vendngjarja

Kronikë e zezë

Përplas për vdekje kalimtaren, largohet nga vendngjarja

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 21:21

Një kalimtare u aksidentuar për vdekje nga një automjet, gjatë mbrëmjes së sotme. Ngjarja ndodhi në fshatin Nikël, të Fushë-Krujës.

Pas aksidentit të rëndë drejtuesi i mjetit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke mos ndihmuar të aksidentuarën.

Policia mbërriti në vendin ku ndodhi aksidenti dhe ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikim e kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat