Policia bie në gjurmë të hajnit nga Peja

Kronikë e zezë

Policia bie në gjurmë të hajnit nga Peja

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 11:21

Policia e Kosovës pas një pune hetimore ka identifikuar dhe arrestuar një mashkull të dyshuar i cili rreth dy muaj më parë ka vjedhur një sasi të konsiderueshme të arit, një pushkë gjuetie, gjashtë fishekë dhe një Iphone 4S. Kjo vjedhje ka ndodhur në fshatin Vitomiricë, Pejë.

Policia raporton se “njësiti i hetimeve pas një pune hetimore ka arritur të identifikon dhe arreston të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili me datën e lartcekur nga shtëpia e viktimës mashkull K-Shqiptar ka vjedhur një sasi të konsiderueshme ari një pushkë gjuetie, gjashtë fishekë dhe një Iphone 4S. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat