Djali vrau nënën 92 vjeçe se nuk e bëri trashëgimtar

Kronikë e zezë

Djali vrau nënën 92 vjeçe se nuk e bëri trashëgimtar

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 10:34

Djali dhe nusja e vranë 92-vjeçaren pas grindjeve që kishin për trashëgiminë. Të afërm të Bukurije Alikos, e cila ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta më 10 tetor në Gjirokastër, fajësojnë të birin...
Djali dhe nusja e vranë 92-vjeçaren pas grindjeve që kishin për trashëgiminë. Të afërm të Bukurije Alikos, e cila ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta më 10 tetor në Gjirokastër, fajësojnë të birin e saj Sheraf Aliko dhe të shoqen, Donikën, për krim. Ata të dy u arrestuan më 26 tetor, pas denoncimit që bënë familjarët, të cilët kishin dyshimet e tyre për vdekjen e papritur të së moshuarës. Për 48 orë ka qëndruar në masë arresti edhe mjekja E. H. e Gjirokastrës, por ajo u la e lirë ditën e djeshme, ndërsa sot pritet që 66- vjeçari dhe e shoqja të përballen para trupit gjykues. Trupi i pajetë i së moshuarës është zhvarrosur dhe pritet që prokuroria të marrë në dorë aktin e ekspertizës për të konfirmuar akuzat.

FAMILJARËT: U VRANË PËR TOKËN

Burime të familjes Aliko fajësojnë djalin e së moshuarës dhe të shoqen e tij për vrasjen e Bukurijes. “Kishin konflikte të shumta për shkak të trashëgimisë. Tokat në fshatin Zhulat ishin në emër të nënës së Sherafit. Bukurija ishte e ve dhe kishte firmën për pronat. Ajo ishte e fortë, madje gjatë verës punonte në fshat e në dimër rrinte në Gjirokastër. I biri e ka mbajtur vetëm për t’ia mbushur mendjen që t’ia linte me firmë pronat. Kur nuk ka pranuar e ëma, kanë nisur sherret”. Sipas tyre, kanë pasur dyshime që në fillim se vdekja e 92-vjeçares nuk ishte natyra.Jo vetëm se ajo ishte e fuqishme fizikisht, por dhe mënyra se si e kishte fshehur ngjarjen i biri. Fëmijët e tjerë të viktimës e kanë mësuar shumë vonë lajmin e vdekjes, në kohën kur po bëhej gati ceremonia mortore. Një i afërm i tyre ka parë fytyrën e së ndjerës me shenja mavi, por dyshimet ia ka treguar pjesës tjetër të familjes pas disa ditësh. Të gjithë bashkë kanë shprehur dyshimet e vdekjes së papritur dhe mënyrës se si djali i shtëpisë kishte bërë gjithçka në fshehtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat