Grabitën me dhunë bashkëfshatarin, pranga dy të rinjve

Kronikë e zezë

Grabitën me dhunë bashkëfshatarin, pranga dy të rinjve

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 08:22

Dy të rinj të shpallur në kërkim për grabitje u arrestuan mbrëmjen e djeshme nga policia.

Alted Olldashi, 17 vjeç dhe Kevin Gishta, 19 vjeç, të dy me banim në fshatin Buçimas të Pogradecit, u arrestuan nga efektivët e policisë pasi kishin hyrë me dhunë në banesën e një personi, dhe kishin grabitur një shumë parash.

Personat në fjalë, kishin grabitur shumën prej 700 euro dhe një armë gjahu në banesën e shtetasit F.K në Buçimas, dhe kishin dhunuar këtë të fundit. Gjithashtu në momentin e arrestimit, dy të rinjve iu sekuestrua një armë automatike e modelit 56. Materialet i kaluan prokurorisë për procedime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat