Përdornin qentë për fantazi seksuale, arrestohet çifti

Kronikë e zezë

Përdornin qentë për fantazi seksuale, arrestohet çifti

Më: 28 tetor 2014 Në ora: 23:40

Policia ka arrestuar një çift nga Oklahoma, pasi ka gjetur në shtëpinë e tyre një video që tregonte qenin dhe gruan duke kryer marrëdhënie seksuale.
Brenda Mettler, 42 vjeç dhe bashkëshorti i saj, 44-vjeçari Robert Mettler, u arrestuan të mërkurën, pasi akuzohen për krime kundër natyrës, mizori ndaj kafshëve dhe shpërndarjes së materialeve të turpshme. Hetimet nga Zyra e Sherifit në Kontenë Rogers zbuluan një seri videosh, që tregonin raca të ndryshme qensh duke kryer akte seksuale me gra, duke përfshirë edhe penetrimin.
Duke folur për videon që tregonte një qen të bardhë duke performuar seks oral me të, Brenda Mettler pranoi për policinë se ajo dhe i shoqi e kishin bërë videon kohë më parë, shkruan "Daily Mail", duke cituar "Tulsa Worl". E marrë në pyetje, Mettler tha se bashkëshorti i saj kishte fantazi për të parë qentë duke bërë seks me gra.
Po ashtu, ajo tha se qeni ka ngordhur prej asaj kohe. Ndërsa 44-vjeçari në fillim tha se nuk e dinte se vidoja ishte hedhur në internet, madje pretendoi se llogaria e tij mund të ishte hakuar. Mirëpo hetuesit kanë gjetur prova të videos në celularin e tij.
Çifti doli nga burgu të premten, pasi pagoi gjobën prej 60 mijë dollarësh. Ata do të kthehen në gjyq më 7 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat