Sekuestrohen 55 kg drogë, në pranga dy persona

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 55 kg drogë, në pranga dy persona

Më: 28 tetor 2014 Në ora: 20:57

Dy persona nga Fushë-Kruja janë arrestuar ditën e martë nga Policia e Durrësit, pasi u kapën në flagrancë me 55 kg lëndë narkotike.

Shtetasit e arrestuar janë Altin Zaja, 33 vjeç, dhe Rexhe Alushi, 56 vjeç, të dy banues në Fushë-Krujë.

Arrestimi ka ardhur pas finalizimit me sukses të operacionit të quajtur “Thumana” nga ana e Seksionit për Narkotikët.

Atyre iu sekuestrua 55 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva. Droga u gjet në mjediset e një prej banesave të të arrestuarve, ndaj të cilëve pritet të nisë ndjekja penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat