Furgoni "pa shofer" përplas 16-vjeçaren

Kronikë e zezë

Furgoni "pa shofer" përplas 16-vjeçaren

Më: 28 tetor 2014 Në ora: 19:11

Një vajë e re nga qyteti i Beratit ka mbetur e plagosur, teksa po priste autobusin në stacion. 16-vjeçarja me inicialet B.D është godiur nga një furgon, por në timon nuk kishte asnjë njeri.

Policia e mbërritur në vendngjarje bëri me dije se mjeti ishte parkuar disa metra më lart dhe drejtuesi nuk kishte ngritur frenat e dorës. Për shkak të pjerrësisë së rrugës, automjeti ka marrë shpejtësi dhe e ka përplasur 16-vjeçaren.

Fatmirësisht, ajo ka pësuar vetëm disa dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka shoqëruar pronarin e automjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat