Treni përplas makinën, shpëton familja

Kronikë e zezë

Treni përplas makinën, shpëton familja

Më: 28 tetor 2014 Në ora: 11:18

Mbrëmja e djeshme mund të kishte qenë një tragjedi për një familje nga Kruja, pas një aksidenti automobilistik. Aksidenti ndodhi në Thumanë të Krujës, ku një automjet brenda së cilës udhëtonin katër pjesëtarë të një familjeje u përplas nga një tren mallrash.

Sipas burimeve lokale, automjeti tip “Wolksvagen” që drejtohej nga Gëzim Karaj nga Dukagjini i ri, brenda të cilit ndodheshin gruaja dhe dy fëmijët ka qenë duke kaluar mbi shina kur u përplas nga treni i mallrave Podgoricë-Elbasan.

Fatmirësisht nuk pati asnjë pasojë për pjesëtarët e familjes, pasi treni goditi pjesën e pasme të mjetit. Policia u nisi menjëherë drejt vendit të ngjarjes, për të zbardhur më tej rrethanat e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat