Persona të maskuar, grabisin një shqiptar të Kosovës në Milot

Kronikë e zezë

Persona të maskuar, grabisin një shqiptar të Kosovës në Milot

Më: 28 tetor 2014 Në ora: 10:53

​Tre persona të veshur më të zeza dhe të pajisur më maska kanë grabitur një shqiptar të Kosovës.

Mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Kryqëzimi i rrugës së Kosovës” në drejtim të Milotit, të dyshuarit i kanë grabitur Agron S., më banim në Prishtinë Kosovë, një automjet tip BMV më targa KS01271SA.

Nga ana e policisë pas sinjalizimi për këtë ngjarje u ngritën pika kontrolli në Lezhë , Laç dhe Mirditë. Aktualisht po punohet për dokumentimin e ngjarjes dhe kapjen e autorëve të grabitjes, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Kurbinit për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat