Mashtrimi me viza fut në burg dy Gjilanas

Kronikë e zezë

Mashtrimi me viza fut në burg dy Gjilanas

Më: 28 tetor 2014 Në ora: 10:41

Dy qytetarë nga Gjilani kanë paguar një shumë prej 1700 eurove e një tjetër një shumë prej 1500 eurove, për të siguruar një udhëtim jashtë Kosovës.
Këta qytetarë nga Gjilani, kanë dhënë këto shuma parash për t’i rregulluar vizat dhe për të migruar në ndonjërin prej vendeve evropiane.

Por, udhëtimi u mbeti në gjysmë, pasi që ai i cili i kishte premtuar i mashtroi dhe iku.

Por Policia e Kosovës, ka arritur të kap dy mashtrues, të cilët në emër të rregullimit të dokumenteve, merrnin para nga qytetarë të ndryshëm.

Sot, Policia e Kosovës lajmëron se ka arrestuar dy të dyshuar në raste të ndara. Njëri është arrestuar për shkak të mashtrimit që u kishte bërë dy viktimave duke iu premtuar se do t’iu rregullojë viza pune për në shtetin slloven, ndërsa tjetri është arrestuar me dyshimin se i ka premtuar viktimës mashkull K/Shqiptar se do t’ia rregullojë pasaportën bullgare.

Të dy të dyshuarit sipas Policisë së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat