Hyn me dhunë në një shtëpi dhe vjedh valixhe me rroba

Kronikë e zezë

Hyn me dhunë në një shtëpi dhe vjedh valixhe me rroba

Më: 28 tetor 2014 Në ora: 10:26

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan pasi që i njëjti dyshohet tí ketë vjedhur një femrës një valixhe me rroba. Ky person ishte futur me dhunë në shtëpinë e viktimës.

Siç raporton Policia “me 27.10.2014 policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se njëjti ka kryer vepra të ndryshme penale. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se me forcë kishte depërtuar në shtëpinë e viktimës femër K/Shqiptare dhe kishte vjedhur një valixhe me rroba të ndryshme. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat