Turqi, kapet 57 kg heroinë e fshehur në pelena, arrestohen 2 shqiptarë e 2 turq (Video)

Kronikë e zezë

Turqi, kapet 57 kg heroinë e fshehur në pelena, arrestohen 2 shqiptarë e 2 turq (Video)

Më: 27 tetor 2014 Në ora: 20:38

56 kg e 868 gr heroinë e fshehur në pelena fëmijësh janë bllokuar nga policia doganore turke në një kamion.
Mësohet se kamioni drejtohej nga një shtetas turk me iniciale E.B i cili është arrestuar, ndërsa vlera e drogës në treg kap vlerën e 4.3 milion euro. Në pranga kanë rënë edhe 2 shqiptarë me inicialet D.B dhe G.L dhe turku O.G.
Mësohet se ata janë pikasur nga policia në fshatin Ipsala të Turqisë pas kontrollit me rreze infra të kuqe në Doganë.
Fillimisht ata u dyshuan për kontrabandë, por pas kontrollit me qentë e antidrogës, u arrit zbulimi i drogës së fshehur në pelena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat