Bie në gropën e gëlqeres, 46-vjeçari vdes pas 20 ditësh

Kronikë e zezë

Bie në gropën e gëlqeres, 46-vjeçari vdes pas 20 ditësh

Më: 27 tetor 2014 Në ora: 20:00

Një 46-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi përfundoi në gropën e gëlqeres. Ngjarja ka ndodhur më 7 tetor 2014, në Yrshek të Tiranës, ku burri ishte duke shuar gëlqere në banesën e tij. Aksidentalisht atij i ka rrëshqitur këmba dhe më pas përfundoi në gropë.
Familjarët e nxorën nga vendi, ku 46-vjeçari kishte rënë dhe e dërguan me urgjencë në spital. Mjekët prej shumë ditësh u kujdesën dhe bënë të pamundurën që t’i shpëtonin jetën kryefamiljarit, por nuk ia dolën.
Në orën 09:30 të mëngjesit të djeshëm, Z.H., është ndarë nga jeta, prej djegieve të shkaktuar nga gëlqerja. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale, por pavarësisht kësaj grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të dosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat