Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane e drogës, 10 të arrestuar, sekuestrohen 60 kg heroinë

Kronikë e zezë

Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane e drogës, 10 të arrestuar, sekuestrohen 60 kg heroinë

Më: 27 tetor 2014 Në ora: 18:26

Një superoperacion i policisë italiane të Parmas ka çuar në pranga 8 shqiptarë dhe 2 italianë, për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve.

10 të arrestuarit jane pjesë e një bande të strukturuar kriminale, shqiptaro-italiane, e specializuar për trafikimin e të gjitha llojërave të drogës.

Sipas policisë, trafikantët zotëronin në Parma të Italisë, një laborator të përpunimit të heroinës, të cilën më pas e hidhnin në treg.

Gjatë operacionit policor, rrjetit kriminal iu kapën dhe sekuestruan 60 kg heroine, e cila nëse do të hidhej në treg do të kishte një vlerë prej rreth 20 milionë eurosh.
Të arrestuarit janë shqiptarët Gëzim Hasa, Artur Bregu, Velino Koroveshi, Denis Tafili, Marcelo Panariti, Bledar Brahimi, Lauret Greca dhe Ded Bajraktari si dhe shtetasit italianë, Davide Cavalli dhe Tomaso Villirillo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat