Kukës, 50 persona dërgohen në gjykatë për vjedhjen e energjisë

Kronikë e zezë

Kukës, 50 persona dërgohen në gjykatë për vjedhjen e energjisë

Më: 27 tetor 2014 Në ora: 16:59

Pa kaluar 24 orë nga skadimi i ultimatumit të qeverisë shqiptare për vjedhësit e energjisë elektrike, institucion i parë që reagon është prokuroria e Kukësit.

Kjo Prokurori brenda një dite ka dorëzuar në gjykatë kërkesat për gjykim për 50 persona të proceduar penalisht për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike ku për këtë krim dënohesh deri në 3 vite burgim.

Prokuroria bën me dije se ndër personat e proceduar 5 prej tyre vidhnin energji me lidhje dytësore në bizneset e tyre ndërsa 45 të proceduar të tjerë janë konsumatorë familjarë.

Gjithashtu, Prokuroria e Kukësit vijon hetimin edhe për një numër të madh rastesh për këtë vepër penale. Zona e Kukësit mbetet një nga më problematiket sa i përket lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike dhe pagesave të energjisë së konsumuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat