A është kjo videoja që ia pa sherrin gazetari Milot Hasimja? (Video)

Kronikë e zezë

A është kjo videoja që ia pa sherrin gazetari Milot Hasimja? (Video)

Më: 27 tetor 2014 Në ora: 16:27

Milot Hasimja, gazetari që të hënën e 27 nëntorit u therë me thikë në qafë nga Sovran Syla, në vendin e tij të punës, pretendon që nuk e njeh këtë person.
Por, Syla, që tash është në Polici i arrestuar për këtë sulm, dhe gazetari Hasimja janë së paku shokë në Facebook.

Për më shumë, ata i lidh edhe një storie që ka bërë kohë më parë gazetari Milot Hasimja.

Kështu tha edhe Syla para kamerave : “Miloti ka pas faj... Për njëfarë video”.

Në këtë video, që si temë kryesore ka një kosovar që pretendon që ka zbuluar një ilaç më të mirë se viagrat për seks të mirë, është përdorur një prononcim i Sylës dhe një pamje e tij duke folur në telefon.

Videoja është e ngarkuar deri tash në një përdorues jashtë Klan Kosovës në Youtube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat