Ndërtoi një pallat 8-katësh pa leje, pranga 31-vjeçarit

Kronikë e zezë

Ndërtoi një pallat 8-katësh pa leje, pranga 31-vjeçarit

Më: 26 tetor 2014 Në ora: 08:46

Një 31-vjeçar nga Tirana është arrestuar ditën e sotme nga policia e kryeqytetit, pasi akuzohet për ndërtim pa leje.

Arrestimi i 31-vjeçarit, Dritan Molla është bërë nga forcat e Komisariatit numër 6 në kryeqytet, pas konstatimit se ai kishte ndërtuar një pallat 8-katësh pa leje në rrugën “Aleksandri i Madh”.

31-vjeçari u arrestua menjëherë për “ndërtim pa leje”, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat