Shtëpia e tmerrit: Historiani zhvarroste kufomat e vajzave dhe i vishte si kukulla! (Video)

Kronikë e zezë

Shtëpia e tmerrit: Historiani zhvarroste kufomat e vajzave dhe i vishte si kukulla! (Video)

Më: 26 tetor 2014 Në ora: 08:41

Anatoly Moskvin (46) nga Nizhny Novgorodi i Rusisë, u arrestua në vitin 2011, pasi u zbulua se zhvarroste trupat e pajetë të vajzave të moshës 3-12 vjeçare, shkruan Daily Mail
Trupat më pas i merrte në shtëpi ku i kthente në një koleksion të mumieve horrori: disa i vishte, ndërsa një kufomë e bëri të duket si arush pelushi.

Video që është xhiruar nga Moskvini dhe që hetuesit e gjetën në shtëpinë e tij, shfaq korridorin me fustane nusërie dhe veshje shumëngjyrëshe. Ka edhe trupa në kostume bizare që rrinë “ulen” në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Moskvin nuk ishte mendërisht i aftë për të marrë pjesë në gjykim, ndërsa u dashtë të qëndrojë në një klinikë psikiatrike.

Çuditërisht, ai flet 13 gjuhë dhe është përshkruar dikur si "gjeni”.

Kufomave u ka dhënë emra dhe për to organizonte gosti ditëlindjesh. Në një skenë mund të shihni trupin e mumifikuar, ndërsa dëgjohet zëri që thotë: “këto kukulla janë bërë nga mbetjet e njeriut”.

Moskvin mblidhte informata për jetët e fëmijëve që zhvarroste, ndërsa ka shkruar edhe manualin se si të punohen kukullat nga njeriu.

Çmendinë e tij e vërejtën prindërit gjatë një vizite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat